Interi mposhti me shifrat 2-1 skuadrën e Udineses në takimin e javës së 34-të të Seria A.
Një fitore që zikaltërtit mbajnë kështu hapin e Milan në garën për titullin kampion.
Që në minutën e 12-të të takimit, të besuarit e Simone Inzaghit kaluan në avantazh me anë të Perisic, i cili i asistuar nga Dimarco nuk e kishte të vështirë të tunde rrjetën kundërshtare.
Në minutën e 39-të Lautaro Martinez humbet penalltinë, pasi topi i goditur nga argjentinasi do të përplasej në shtyllë dhe i kthyer përsëri, sulmuesi e dërgoi në rrjetë, për të dërguar shifrat 2-0.
Në pjesën e dytë Udinese shënoi golin e parë të saj në minutën e 72-të, ku Pussetto veçsa ngushtoi rezultatin, pasi deri në fund të këtij dueli nuk u shënuan më gola të tjerë, me Interin që siguron kështu 3 pikë të rëndësishme për Scudetton.
/f.a/abcnews.al