U qëllua 6 herë me pistoletë në karburantin ku punonte, si ndodhi atentati në Shkodër

schedule22:58 - 30 Prill, 2022

schedule 22:58 - 30 Prill, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur një person. Sipas burimeve për abcnews.al i plagosuri Dedë Planaj u qëllua gjashtë herë me armë zjarri teksa ndodhej në karburantin ku punonte.

Lexo edhe:VIDEO/Të shtëna me armë zjarri në Dobraç, plagoset kushëriri i “Kumbarit” të Shkodrës

Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në një motor në ecje.

Te karburanti  ku punonte 60-vjeçari i plagosur ndodhej dhe një  punonjës tjetër. Ai i  tha grupit hetimor se ishte brenda, dhe se nuk ka  pare gjë dhe se ka dëgjuar  vetëm krismat.

Dedë Planaj është djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen Dobraç në segmentin rrugor Shkodër-Koplik.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në këtë zonë dhe në ndihmë pritet t’i vijnë pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë si dhe po merren në pyetje dëshmitarët.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të paditur duke qenë se në zonë ka disa rrugëdalje.

Lexo edhe:U nxor në pritë? Pllanaj doli sapo la nënën në banesë, telefonata e fundit? I gjenden dy celularë

Bardhok Planaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është ekzekutuar mbrëmjen e 21 prillit 2021 rreth orës 21:10 me armë zjarri në rrugën Shkodër-Koplik.

Lexo edhe:Ekzekutohet “Kumbari” i Shkodrës

Ai u qëllua me breshëri teksa ishte duke lëvizur me makinë, duke ndërruar jetë në vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!