Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

schedule17:42 - 30 Prill, 2022

schedule 17:42 - 30 Prill, 2022

Ukraina mori pjesë në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të shtunën, sipas zëvendës kryeministres Iryna Vereshchuk.

Shtatë ushtarë ukrainas dhe shtatë civilë, duke përfshirë një grua pesë muajshe shtatzënë u rikthyen në Ukrainë, shkruan Skynews.

Lexo edhe: “Ukrainën po e mbështet gjithë bota,” Angelina Jolie pikaset në Lviv

Megjithatë zëvendës kryeministrja nuk dha asnjë detaj se sa rusë ishin transferuar në Moskë.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt. Të enjten, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!