Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Numërimi para kamerave,” Berisha pas votimit për Këshillin Kombëtar: Kuvendi që i dha fund kryetarokracisë

schedule17:35 - 30 Prill, 2022

schedule 17:35 - 30 Prill, 2022

Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi votoi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë. Pasi votoi për 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ky ishte Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë.

Me përfundimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri u shpreh se tashmë PD do të rikthehet si forcë fitimtare.

“Kjo shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time, ky Kuvend, mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokarcisë dhe presidencokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese të PD, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtar një votë. E tëra e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë. Të gjithë anëtarët ishin të propozuar nga anëtarësia e partisë ose të vetëdeklaruar për të garuar në postin që kanë marrë.”



Modeli i ndjekur në Kuvend, Berisha tha se do të promovohet në mbarë shoqërinë shqiptare.  Po ashtu, lideri historik i demokratëve bëri të ditur se çdo votë do të tregohet para kamerave ndërsa u bëri thirrje gazetarëve që ta ndjekin procesin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!