Plasi në 2017, lufta e mafias në Greqi, dhjetra të vrarë dhe roli i shqiptarëve: Prishja e balancave që po merr më qafë bosët e nëntokës

schedule15:16 - 30 Prill, 2022

schedule 15:16 - 30 Prill, 2022

Policia po përpiqet të monitorojë “likuidimet” e ndodhura në pesë vitet e fundit, për të “deshifruar” motivet e 26 kontratave të vdekjes që janë ekzekutuar gjatë kësaj periudhe. Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve policore se gjatë kësaj periudhe janë vrarë njerëz të fuqishëm, por edhe persona që kanë pasur rolin e “negociatorit” mes grupeve. Kjo ka bërë që të shkohet në një luftë të madhe mes grupeve kriminale në Greqi.

Gjithashtu u vu re se grupet kriminale që vepronin në Atikë u detyruan të “kthejnë” veprimtarinë e tyre. Kjo mund të ketë sjellë si pasojë hyrjen e “emrave të rëndë” në “sektorin” e njerëzve të pushtetshëm në botën e krimit.

Lexo edhe: “Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke

Në sfondin e përshkallëzimit të vrasjeve, që nisi në vitin 2017 dhe u intensifikua në vitet në vijim, ish-ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis, kishte paraqitur një raport sekret në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, duke skanuar krimin e organizuar nga 2009 deri në fillim të vitit 2021 për akuza si zhvatje, kontrata vdekjeje, shpërthime, trafik droge, trafik armësh, tutorët, kontrabanda cigaresh, prostitucion, etj.

Të dhënat kanë ardhur nga hetimet dhe grumbullimi i informacioneve nga shërbimet speciale por edhe nga dosjet “të rënda” që janë hartuar në 12 vitet e fundit dhe përmbajnë emra “të njohur” të Athinës. Numri i përgjithshëm i personave të përfshirë në këtë raport është 500 dhe rezulton që shumica e tyre të jenë të lirë ende duke vijuar krimet e tyre, pse jo edhe duke bërë edhe porosi për vrasje të bujshme, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Si u vra boksieri në Greqi, para pak muajsh i ekzekutuan “dajën” që e stërviti

Ajo që shqetëson më shumë autoritetet janë 26 ekzekutimet e pazbardhura në vitet e fundit.

Kjo sepse duket se cikli i gjakmarrjes nuk është mbyllur. Burime policore bëjnë me dije se në Atikë duket se ka ekzekutorë “profesionistë”, të cilët kanë aftësinë operacionale për të “goditur” edhe në orët e pikut brenda qyteteve të populluara, madje edhe në lokacione qendrore, për të ikur më pas pa u arrestuar. Vlerësohet se bëhet fjalë për persona që veprojnë me urdhër të të tjerëve dhe paguhen për çdo sulm të armatosur që marrin përsipër të kryejnë. Sa më i vështirë të jetë arritja e objektivit të tyre, aq më e shtrenjtë është “kontrata”.

Vrasja e bosit të jetës së natës në Athinë

Në të njëjtën kohë, policia po përpiqet të krijojë profilin e personave të armatosur që vranë Giannis Skaftourosin, pa përjashtuar faktin se disa prej tyre mund të jenë të huaj që kanë marrë përsipër këtë “konratë”. Në disa raste, policia ka dyshuar për përfshirjen e grupeve të vrasësve profesionistë shqiptarë në këto goditje.

Në kuadër të hetimeve për formimin e profilit të tyre, policia ka marrë që në momentin e parë një dëshmi nga fermer, të cilin ata tentuan t’i merrnin mjetin vrasjes së bosit të jetës së natës në Athinë.

Ai ka dëshmuar: “Kishin veshur kapuçë, doreza dhe syze dielli. Flisnin rrjedhshëm greqisht. Më detyruan të dal nga automjeti. Njëri prej tyre më ka drejtuar një armë tip kallashnikov dhe më detyroi të gjunjëzohesha duke thënë shiko tokën. Më thanë të mos i shikoj. Vetëm shiko poshtë. Me sa kuptova, ai ishte me gjatësi mesatare“.

Automjeti i fermerit është dërguar në Drejtorinë e Hetimeve Kriminologjike për zbulimin e çdo gjurmë gishtash dhe materiali gjenetik.

Vrasja e Giannis Skaftouros i shtohet listës së 26 kontratave të vdekjes së pesë viteve të fundit.

Lexo edhe: Lufta e mafias në Greqi, “jeta e natës” me “boss-ë” të rinj

Sulmet kryhen nga profesionistë, ndërkohë që në të kaluarën e afërt ka pasur raste kur armët e ekzekutorëve kanë ngatërruar objektiv duke vrarë edhe njerëz të panjohur.

Ajo që është jashtëzakonisht shqetësuese është se ka grupe vrasësish me pagesë që marrin kontrata vdekjeje me çmime tepër të larta. Këto janë grupe të rrezikshme që shkelin çdo ligj të pashkruar. Në rastin e Skaftouros, ata nuk hezituan të lëshonin një “shi” plumbash përpara një foshnjeje dhe dy fëmijëve të vegjël. Hetimi do të fokusohet tek personat që janë vënë në listë, si pjesë e hetimeve për sulmet e kaluara, si ekzekutues të mundshëm të kontratave të vdekjes,” tha një burim policor për Newsbomb.gr.

10 plumba

Të paktën 10 plagët e shkaktuara viktimës nga plumbat e kallashnikovit ishin depërtuese dhe ndodheshin në bark, kokë (nofulla e poshtme dhe dy pika të tjera), gjoks dhe sqetull.

Giannis Skaftouroshe u gjet i pajetë në pozicionin shtrirë, me qëndrimin e trupit të tij që dëshmon se ai ishte krejtësisht në befasi dhe nuk kishte kohë të reagonte sadopak. Fakti që autori ka qëlluar 15 herë dhe 10 plumbat kanë kapur viktimën (tre prej tyre në kokë), tregon se autori ka pasur përvojë në përdorimin e armëve të fuqisë së lartë. Madje, vlerësohet se ai mund të ketë kryer edhe në të kaluarën sulme të ngjashme. Pranë tij, sipas dëshmive, ishte bashkëpunëtori i tij – i armatosur rëndë – i cili ishte me dorë në këmbëzë në rast reagimi nga objektivi, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, “shërbimet speciale” përpiqen të zbulojnë disa telefonata të dyshimta rreth fshatit Skourta të Viotisë, pak minuta pas vrasjes së 55-vjeçarit Giannis Skaftourou.

Konkretisht, janë bërë “skanime” të sinjaleve të celularëve që bënin telefonata, për të përcaktuar nëse ndonjë nga këta telefona nuk i përket ndonjë banori të zonës. Kjo pasi autoritetet vlerësojnë se dy pasagjerët e motoçikletës që u detyruan të arratiseshin në këmbë (pas problemit të ndodhur në motor), mund të kenë bërë një gabim duke thirrur bashkëpunëtorët e tyre për t’i marrë dhe ikur.

Ndoshta nëse diçka e tillë ka ndodhur, kjo mund të ndihmonte autoritetet të mund të merrnin informacion mbi rrugën e largimit të ekzekutuesve.

Këta vrasës dinë të mos lënë gjurmë pas. Është e sigurt që nëse gjithçka do të shkonte sipas planit nuk do të përdornin fare celularin. Por në këtë rast ata dolën jashtë planit për shkak të problemit me kamerat dhe ndoshta për shkak të presionit mbytës për të bërë një telefonatë përballë rrezikut të arrestimit”, sqaron një burim policor.

Motoçikleta që u gjet e braktisur në një distancë prej 500 metrash nga shtëpia e Skaftouros, ishte vjedhur në tetor 2019 nga zona e Aspropirgos.

Kush ishte

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke. /abcnews.al