Në 29 Prill Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet në Berlin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas kreut të shtetit serb, takimi është ndërmjetësuar dhe kërkuar nga Franca dhe Gjermania.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, gjatë një konference për shtyp në Beograd, konfirmoi se do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaxi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, në 29 Prill në Berlin.
Kreu i shtetit serb tha ndër të tjera se në takim do të marrë pjesë dhe kryeministrja Ana Brnabic. Mediat kosovare theksojnë se ky takim i Presidentit serb me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ndodh për herë të parë në historinë e tyre si politikanë.
Vuçiç theksoi se ai kishte vendosur të pranonte ftesën e Francës dhe Gjermanisë të cilat sipas tij kanë organizuar dhe takimin.
Ndërkohë gjatë ditës mediat në Kosovë raportuan se në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri Rama.
Tema kryesore e takimit pritet të jetë pikërisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili është i bllokuar prej muajsh tashmë
Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin gjatë ditës me përfaqësues të serbëve në Veri të Kosovës, pasi Prishtina shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në Veri, Vuçiç u shpreh se për këtë dhe shumë shqetësime të tjera ka kërkuar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al