Forcat ruse godasin rreth 400 objektiva ukrainase gjatë natës

schedule11:45 - 30 Prill, 2022

schedule 11:45 - 30 Prill, 2022

Moska pretendon se ka goditur qindra objektiva të Ukrainës gjatë natës, duke përfshirë 35 pika kontrolli, 15 depo armësh dhe municionesh dhe disa zona ku ishin përqendruar trupat ukrainase, sipas skynews.

Ndërkohë, Moska pretendoi gjithashtu se ka penguar një avion ukrainas të fluturonte në rajonin Bryansk, pranë kufirit ruso-ukrainas, të shtunën.

Guvernatori i rajonit tha gjithashtu se si rezultat i bombardimeve ruse është dëmtuar një pjesë e terminalit të naftës.

Sipas informacioneve nuk raportohet për viktima.

/abcnews.al