Greqia heq masat anticovid, çfarë duhet të dini nga 1 Maji

schedule10:50 - 30 Prill, 2022

schedule 10:50 - 30 Prill, 2022

Pandemia si duket po shkon drejt fundit dhe shumë vende kanë lehtësuar masat e tyre antiCovid.

Greqi ka regjistruar më pak raste dhe shtrime në spitale dhe shoqëria po shkon drejt normalitetit.

Duke ndjekur hapat e shteteve të tjera Evropiane, edhe vendi fqinj ka vendosur të lehtësojë masat të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 maji.

Masat e reja nga 1 Maji

1.Pezullimi i lejes Covid

Hiqet demonstrimi certifikatës Covid  të vaksinimit në të gjitha zonat e mbyllura dhe të hapura

2. Udhëtarëve nuk do t’i kërkohet të tregojnë certifikatë evropiane të vaksinimit për të hyrë në vend

3. Punonjësit e pavaksinur do kryejnë vetëm 1 test covid në javë, nga 2 qe ishte më parë

4. Mbetet në fuqi kryerja e dy testeve në javë për punonjësit e pavaksinuar të spitaleve

Rekomandimi për mbajtjen e maskës

Komiteti i ekspertëve rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Jashtë nuk ka nevojë për maska.

Masat në shkolla

Ruajtja e përdorimit të detyrueshëm të maskës mbrojtëse brenda dhe jashtë, ajrimi i rregullt i ambienteve, pastrimi i plotë i sipërfaqeve dhe pajisjeve, pushimet e veçanta etj.

Nuk do të ketë teste të rregullta për nxënësit, mësuesit e pavaksinuar.
Mësuesit e pavaksinuar do të kryejnë një test të shpejtë parandalues ​​në javë, me shpenzimet e tyre, deri në 48 orë para mbërritjes në shkollë të martën./abcnews.al/