Katie Holmes ka konfirmuar se është në një lidhje me muzikantin Bobby Wooten III. Aktorja 43 vjeçare dhe 33 vjeçari u panë së bashku gjatë një shëtitjeje. Ata shiheshin të buzëqeshur ndërsa ecnin dorë për dore. Revista People shkruan se ata më pas u larguan nga Central Park për të vizituar Muzeun Guggenheim.
Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe shefi i kuzhinës Emilio Vitolo Jr. u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje. “Katie ka shumë prioritete të mëdha në jetën e saj – ajo është një nënë beqare, vajza e saj është gjithmonë e para dhe gjërat po ecnin shumë shpejt,” tha një burim atë kohë.
/abcnews.al