Elvini provoi fatin këtë të premte në game show “Kutia 21”. Me profesion piktor, këtë herë ai tregoi se ka dhe aftësi të mira në matematikë, duke llogaritur gjithçka.
Në fund, mes 2 mijë eurosh dhe 0.01 euro në lojë, Elvini zgjodhi ofertën dhe shkoi në shtëpi me 280 euro.
Ndërkohë që në kutinë e tij kishte vetëm 0.01 euro. Piktori arriti që të largohej nga kjo lojë i gëzuar, duke bërë që edhe bankieri të mërzitej pafund. Mesa duket as kjo e premte nuk ishte për të.
Për të parë gjithçka ndodhur në “Kutia 21” ndiqni në videon e mëposhtme. Game show vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!
/abcnews.al

