Sekretariati Europian: Qeveria shqiptare të mos rrisë çmimin e energjisë

schedule16:22 - 29 Prill, 2022

schedule 16:22 - 29 Prill, 2022

Qeveria shqiptare nuk duhet të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Drejtori i sekretariatit të Energjisë Artur Lorkowski gjatë një takimi me ministren e Energjisë Belinda Balluku ka theksuar se duhet të gjendet mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë. Ky apel i një prej institucioneve më të rëndësishme energjetike ndërkombëtare, vjen në një moment që qeveria po përgatit një  studim për rritjen e faturave të energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë mbi 700 kwh në muaj.

“Reforma në sektorin energjetik duhet të vazhdoj dhe besoj në angazhimin e  Ministrisë së Energjisë  edhe pse është e sfiduar nga  shtrenjtimi i  energjisë  me të cilën  po përballen të gjitha qytetet Europiane. Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat. Diskutuam  mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë si dhe instrumentat për mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve nga këto zhvillime të tregut”.

Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi se në fund të këtij viti do të  liberalizohet tregu i energjisë duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për sektorin energjetik dhe zhvillimet e fundit

Drejtori i sekretariatit vuri theksin edhe në faktin  se u diskutuan disa mundësi për TAP dhe furnizimin e tij me LNG për të ndihmuar rajonin të shkëputet nga varësia e gazit rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!