Spielberg sjell historinë e vërtetë të “The Washington Post”

schedule22:12 - 29 Nëntor, 2017

schedule 22:12 - 29 Nëntor, 2017

Historia e vërtetë e përplasjes së gazetës “The Washington Post” me qeverinë amerikane mbi informacionet e luftës në Vietnam, është ekranizuar nga Stiven Spilberg. “The Post,” është vlerësuar si filmi më i mirë i vitit 2017 dhe kandidat për çmimin Oscar vitin e ardhshëm.

Filmi i Stiven Spilberg “The Post” është vlerësuar si filmi më i mirë i vitit 2017, nga Bordi Kombëtar i Kinematografisë.
Me protagonistë aktorët e shquar Meril Strip dhe Tom Hanks, filmi sjell historinë e vërtetë të betejës së gazetës së mirënjohur “The Washington Post”, për të publikuar informacione të Pentagonit mbi luftën e Vietnamit, pasi qeveria amerikane i kishte mbajtur të mbyllura prej 4 dekadash.

Meril Strip në rolin e gruas së parë botuese e një gazete dhe Tom Hanks në rolin e kryeredaktorit kanë fituar çmime për performancën e tyre.
Filmi “The Post” tashmë konsiderohet si një nga favoritët për cmimin Oscar vitin e ardhshëm. Koha e daljes së këtij filmi është konsideruar si një ngacmim i panevojshëm për shkak të situatës politike në SHBA.
Çmimi për regjisorin më të mirë nga Bordi Kombëtar iu dha producentes Greta Gerwing, edhe skenariste e filmit Lady Bird, një histori mbi marrëdhënien e trazuar të një adoleshenteje me nënën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!