Janë mbyllur dy sfidat gjysmëfinale të Europa League, ku Eintracht Frankfurt mposht West Ham në shtëpinë e tij me shifrat 2-1, ndërsa Leipzig fitoi minimalisht përballë Randers.
Në sfidën mes West Ham dhe Eintracht Frankfurt, goli u parë u shënua shumë shpejt, ku në minutën e parë miqtë gjejnë avantazhin. Vetëm 20 minuta më vonë barazoi skuadra vendase me anë të Antonio, me pjesën e parë që u mbyll në baraspeshë mes dy ekipeve.
Në minutën e 54-të të pjesës së dytë ishte përsëri skuadra mike që gjeti golin dytë, ku Kamada i dha epërsinë skuadrës gjermane.
Minutat e mbetura nuk do të prodhonin gol tjetër, me rezultatin që mbetet 2-1 në favor të skuadrës së Eintracht Frankfurt.
Sfida mes Leipzig dhe Rangers u mbyll me fitoren minimale të skuadrës gjermane 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Angelino vetëm 5 minuta nga fundi i ndeshjes.
Një fitore minimale nga skuadra e Leipzig, Me Renagers që luftoi deri në fund por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës, me llogaritë për në finale që mbetet të hapura për në takimin e dytë të gjysmëfinales. /f.a/abcnews.al