Antonio Guterres, shefi i OKB-së, po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse.
Ndalesa e parë ishte Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe granatimet janë befasuese, raporton BBC.
Duke qëndruar pranë rrënojave të blloqeve të apartamenteve të banimit në Central Street, Guterres u prek qartë nga pamja.
“Kur i shoh ato ndërtesa të shkatërruara, e imagjinoj familjen time në një nga ato shtëpitë tani të shkatërruara dhe të zeza. I shoh mbesat e mia që vrapojnë në panik”, tha ai.

“Lufta është një absurditet në shekullin e 21-të, është e keqe dhe kur i shohim këto situata zemra jonë sigurisht qëndron me viktimat, ngushëllimet tona për familjet e tyre”, tha ai. /abcnews.al

