Me lot gëzimi përcollëm momentet kur Xheviti e fëmijët e tij rigjetën një çast lumturie, teksa hynë tashmë në shtëpinë e tyre të re.
Më në fund fëmijët dhe Xheviti buzëqeshin, shqiptarët e bënë me shtëpi të re familjen Lluka!
Fill pas transmetimit të lajmit të madh, se shqiptarët e plotësuan amanetin, Elvis Naçi dha një tjetër lajm të bukur, që me siguri do të gëzojë zemrën e Xhevitit, një babai hero. Mes duartrokitjeve e gëzimit, Elvisi tregoi se familjes Lluka do t’i jepet çdo muaj, një pension prej 1 mijë eurosh.
“Kjo familje e meriton plotësisht që ne duartrokitjet t’ja bëjmë në këmbë. Ajo shtëpi që ju patë ështëë 200 metra nga spitali ku qëndron Valbona. Në këto ditë që kemi folur me ata të cilët kanë ndihmuar, në dialog e bisedim, kemi rëndë dakord. Xhaviti do të ketë nga Fondacioni Firdeus e nga kontributet e shqiptarëve çdo muaj, nga një mijë euro pension.”-tregoi Elvisi.