Në ditën e dytë në Tiranë, Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari amerikan i Zyrës për Çështjet Europiane, takon sot kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Një ditë më parë, Palmer zhvilloi një takim 100 minutësh me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Twitter shefi i qeverisë deklaroi se në qendër të bisedës kishin qenë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi evropian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend.
Këtë mëngjes zyrtari amerikan ka patur një takim me gazetarë në ambasadën amerikane në Tiranë ku ka dhënë qëndrimin e tij për krizën politike në Shqipëri, qëndrimin e mazhorancës dhe opozitës, zgjedhjet, debatin për kufijtë Kosovë-Serbi./abcnews.al