Ka marrë fund procesi maratonë për kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi sot shkarkimin e saj nga detyra si prokurore.
Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetze, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çamo.
Në një prononcim për mediat pas procesit në KPA, Imeraj pretendon se janë vendosur në dosje, dokumente të falsifikuara për pasuritë. Sipas Imerajt, vendimi për shkarkimin e saj është i padrejtë dhe ka ndodhur pasi dikujt mund të mos i ketë pëlqyer ndonjë gjykim nga ana e saj. Ajo iu drejtua sërish KPA me pyetjen se kush e donte shkarkimin e saj nga sistemi në drejtësi. abcnews.al/

