Durrës, ngordh një breshkë uji 100-vjeçare

schedule11:00 - 9 Prill, 2019

schedule 11:00 - 9 Prill, 2019

Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren Taulantja. Mendohet që kafsha është mbi 100 vjeçe dhe ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u pikas nga punonjës të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit disa specie të ngjashme kanë dalë në breg të detit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!