Prestigjiozja “The Independent” në një shkrim kushtuar situatës aktuale politike në shumë vende të rajonit, komenton ndër të tjera se protestat anti-qeveritare në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri po frymëzojnë një pranverë Ballkanike
Britanikja prestigjioze “The independent” I ka kushtuar një analizë të gjatë situatës aktuale politike në disa nga vendet e rajonit
“E gjitha filloi me një video të postuar në mediat sociale: një regjistrim sekret nga viti 2016 që duket se tregon një manjat të mirënjohur lokal dhe një zarf me para të gatshme për një bashkëpunëtor partiak të udhëheqësit të vjetër të Malit të Zi. Biznesmeni i shquar, një ish-mik i ngushtë dhe i besuar i Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, lëshoi videon në fund të vitit të kaluar në hakmarrje për akuzat e ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat e kanë nxitur atë të ikte në Londër për të shmangur ndjekjen penale”.
Kështu e nis prestigjiozja “The Indepedent” lajmin lidhur me protestat që kanë pushtuar rajonin e Ballkanit, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Nën titullin “Protestat anti-qeveritare në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri frymëzojnë shpresat për një “Pranvere Ballkanike”, gazeta britanike pasqyron edhe protestat në vendin tonë, teksa përmend edhe kërkesat e opozitës: dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
“Partitë opozitare shqiptare janë rikthyer në rrugë që nga mesi i muajit shkurt për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Atje, opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Sa i përket ngjashmërisë me protestave në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi, gazeta prestigjioze britanike shkruan:
“Karakteristika e përbashkët e protestave është se, njerëzit janë të lodhur nga regjimet e gjata dhe të korruptuara, mllef i akumuluar prej vitesh, dhe pse jo prej dekadash”./abcnews.al