Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, Inspektorati Vendor i Ndërtimit ka nisur prishjen e banesave tek zona e Bregut të Lumit.
Inspektorati është mbështetur nga forca të shumta policie, të cilat janë ndeshur me rezistencën e banorëve, që kundërshtojnë prishjen e banesave. Ata kërkojnë kompensim, e nuk pranojnë banesat sociale që u janë ofruar. Bëhet fjalë për 38 familje, të cilat u përplasën edhe një ditë më parë me inspektorët e ndërtimit e policinë, çka solli tërheqjen e tyre.
Aksioni i sotëm u shoqërua me përplasje të tjera me banorët, ndërsa mediat nuk u lejuan të afroheshin në zonë, njëlloj si ish-deputetët e PD që shkuan për të mbështetur banorët. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave, për shkak të zbatimit të projektit të Bulevardit të Ri./abcnews.al