Bedinaj: Çmimet në turizëm rriten 35-40%, s’kemi punëtorë

schedule19:37 - 26 Prill, 2022

schedule 19:37 - 26 Prill, 2022

Çmimet në sektorin e turizmit këtë sezon pritet që të rriten 35-40%. Operatori turistik nga Vlora, Vasil Bendinaj në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi u shpreh pesimist për sezonin e këtij viti.

Shkak për këtë, thekson ai është lufta në Ukraina, që ka sjellë krizën ekonomike. Përveç kësaj, Bedinaj shprehu shqetësimin për mungesë të fuqisë punëtore.

Lexo edhe: Sezoni turistik, Bedinaj: Lufta më keq se pandemia, na kanë dëmtuar turistët nga Ukraina

“Është 35-40% rritja e çmimeve. Punëtorët merren nga jashtë, me çmim më të lartë. 99% e subjekteve në jug sot kërkojnë punëtorë, nuk ka. Kemi filluar të marrim çfarë të gjejmë. Shumë subjekte që fillojnë në 1 qershor nuk kanë gjetur as edhe një punonjës sot. Kam me dhjetëra kolegë që më kontaktojnë çdo ditë. Është një nga problemet që ne kemi vite që e trajtojmë. E kemi marrë me të qeshur këtë gjë, por ky vit po na tregon”, u shpreh ai.

“Vlora ka një të mirë që ofron të gjitha kategoritë e akomodimit. Sot ju siguroj se nëse vjen një javë në Vlorë gjen hotel nga 3 mijë deri në 100 mijë lekë. Në verë do të variojnë 40, 50 deri në 100 euro”, shtoi ai më tej, pasi u pyet për çmimet në Vlorë. g.v/abcnews.al