Arrestohet drejtori i komanduar në burgun e Reçit në Shkodër, Ervis Zika.
Gazetari i Abc Ermal Vija raporton se Zika u vu në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndërsa mbetet e paqartë për çfarë akuzohet Zika.
“U ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika“, thuhet në informacionin paraprak.
Lexo edhe: Burgu i Reçit s’gjen qetësi, nga greva e të dënuarve te arrestimet e punonjësve dhe drejtorëve
Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth këtij arrestimi. Pritet që pas arrestimit të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.
/abcnews.al