E pohon Rusia, bombarduam infrastrukturën hekurudhore që Ukraina të mos marrë armë nga jashtë

schedule19:49 - 25 Prill, 2022

schedule 19:49 - 25 Prill, 2022

Më herët gjatë ditës së sotme Rusia ka sulmuar me raketa infrastrukturën hekurudhore në Ukrainë. Prej këtij sulmi, sipas ukrainasve, mbetën të vrarë të paktën pesë persona. Autoritetet në Ukrainë njoftuan se infrastruktura hekurudhore u shënjestrua që të ndërpriteshin linjat e furnizimit me pajisje ushtarake nga vende të huaja.

Tashmë, sipas Reuters, këto akuza janë konfirmuar edhe nga Rusia. Agjencia e lajmeve citon një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes, sipas së cilës raketat shkatërruan gjashtë objekte që fuqizonin hekurudhat që përdoreshin për të furnizuar forcat ukrainase me armë nga jashtë.

Zyrtarët ukrainas thanë se pesë stacione hekurudhore në qendër dhe në perëndim të vendit u sulmuan brenda një ore mëngjesin e sotëm. Një nënstacion elektrik që furnizonte linjat ajrore në Krasne, afër Lviv-it, u godit gjithashtu nga një sulm raketash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!