Guardiola: Përballë historisë së Realit nuk kemi asnjë shans, por ne duam finalen

schedule17:32 - 25 Prill, 2022

schedule 17:32 - 25 Prill, 2022

“Nëse shohim historinë e tyre, nuk kemi asnjë shans. Por duam që të konkurrojmë me ta. Është një mundësi për tu përmirësuar dhe duam ta provojmë, duke vuajtur dhe duke qenë të bashkuar”, kështu e nisi deklaratën e tij trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në prag të përballjes me Real Madrid ditën e nesërme në gjysmëfinalen e Champions League.

Tekniku i “Qytetarëve” shprehet se është një emocion i madh të shikosh veten mes skuadrave më të mëdha europiane që luftojnë për trofeun e Champions Leagues.

Ndër të tjera, timonieri katalanas thekson se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të kaluar në finale, edhe pse s’do ta ketë aspak të lehtë përballë të besuarve të Carlo Ancelottit.

“Tani e kuptoj se sa bukur është që të jesh aty me skuadrat më të mira të Europës. Do të mundohemi të jemi vetvetja, do të bëjmë 2 ndeshje të jashtëzakonshme për të shkuar në finale. Mund t’ia dalim”, ka thënë tekniku spanjoll i Manchester City.

Para 10 vjeçarit të fundit nuk ishim kurrë në këtë fazë. Një finale është gjithmonë një leksion i mirë për ne. Na presin dy ndeshje të vështira kundër Realit të Madridit, por jemi përballur edhe më parë me ndeshje të tilla. Kemi shumë respekt për ta, janë shumë të zotë. Është një nder që luajmë kundër tyre.

Benzema është një lojtar i shkëlqyer që ka shënuar shumë gola në karrierë dhe duhet të mbrohemi mirë. Ne po mësojmë duke u rritur. Vij nga Barcelona dhe po mundohem të ndërtoj këtu atë kulturë. Duhet të dominosh në çdo duel. Reali nuk blen lojtarë që nuk kanë cilësitë për të luajtur në skuadër. Nesër do të vendos formacionin”, ka thënë Guardiola.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madrid do të luhet ditën e nesërme në “Ethiad”  ora 21:00. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!