I shpëtojnë burgut 6245 persona vetëm gjatë tetorit 2017

schedule17:16 - 29 Nëntor, 2017

schedule 17:16 - 29 Nëntor, 2017

Më shumë se 5 mijë të dënuar i kanë shpëtuar burgut gjatë dy viteve të fundit, falë vendimeve gjyqësore për dënime penale alternative. ABC News disponon shifrat zyrtare të personave kanë vuajtur dënime alternative nën mbikqyrjen e Shërbimit të Provës gjatë tre muajve të fundit.

Më shumë se 5 mijë persona të deklaruar të fajshëm nga gjykata për vepra jo të rënda penale i kanë shpëtuar qelive të burgut gjatë dy viteve të fundit. Ata i janë nënshtruar dënimeve penale alternative, shlyerja e të cilëve mbikqyret nga zyrat e Shërbimit të Provës. Referuar të dhënave zyrtare numri i dënimeve alternative ka një tendencë rritjeje nga muaji në muaj. Referuar raportit të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës rezulton se gjatë muajit tetor 2017 në Shërbim Prove në gjithë vendin kanë qenë plot 6245 persona. Kjo shifër është paraprirë nga një total prej 5827 persona në muajin gusht dhe 6011 në mujin shtator.

Për sa i përjet llojit të dënimeve më i hasuri është ai i pezullimit të ekzekutumit të dënimit me burg. Në shkallë zbritëse, i dyti në radhë është “punë në interes të publikut” dhe më pas “lirimi me kusht” dhe “qëndrimi në shtëpi”.

Referuar ndarjes gjeografike të ngarkesës rezulton se peshën më të madhe nga 22 zyrat vendore të Shënimit të Provës e ka ajo e Tiranës. Ajo ndiqet nga Durrësi e më tej nga Shkodra. Ndërsa më pak ngarkesë ka ajo e Përmetit me 26 vetë nën mbikqyrje. Autoritetet e Shërbimit të Provës nënvizojnë si prolematika të punës adresat e pasakta nga gjykatat dhe prokuroritë. Sipas tyre, kjo sjell vështirësi deri në pamundësi të njoftimit të të dënuarit për t’u paraqitur pranë zyrave vendore të Shërbimit të Provës./abcnews.al

 

https://youtu.be/1Hj8xsJsEZI