Pa bazë ligjore i ka konsideruar Indrit Sefa Sefa zgjedhjet që po organizon “Komisioni i Rithemelimit” në degët e Parisë Demokratike për të zgjedhur kryetarët e rinj.
I ftuar në studion e ABC Live, sekretari për çështjet ligjore në PD, tha se zgjedhjet që po bëhen janë për interesat personale të disa personave dhe nuk i shërbejnë partisë.
Sefa u shpreh se për sa kohë procesi zhvillohet mbi formulën një anëtar një votë, kandidatët duhet të prezantojë platformë dhe të bëjnë fushatë. Por siç shton ai, kjo nuk ka ndodhur me kandidatët e “Rithemelimit”.
“11 Dhjetori krijon një precedent të rrezikshëm. Prandaj janë organet. Nuk mund të zhbësh të gjitha organet e partisë. Ato zgjedhjet që bëjnë ata nuk janë për PD, or për hallet personale që kanë disa. Ky nxitim kaq i madh është për ti bashkuar demokratët? Unë nuk njoh ndonjë proces në të gjithë botën që bëhet një anëtar një votë të bëhet pa platformë, pa fushatë? Kur bën proces zgjedhor me formulën një anëtar një votë presupozohet që kandidatët do të prezatohen me bazën. Unë s’kam parë deri më sot kështu.
Po patjetër që zhbëhet. Ky proces nuk ka bazë ligjore. Ky statut nuk ka sjellë kurrë efekte ligjore. Si mund të bazohen zgjedhjet që po bëhen në një akt që nuk ka sjellë asnjëherë efekt? Nuk e kuptoj këtë nxitimin e madh. Procesi zgjedhor le të bëhet, por platforma e paraqitur nga zoti Alibeaj është reale dhe i shërben bashkimit”, thotë ai.
Lexo edhe: Beteja në gjykatë për “vulën” e PD, Sefa: Zhukri nuk pranoi kërkesat tona për të qenë palë në proces
I pyetur për takimet e Lulzim Bashës në terren dhe nëse mund të rikthehet, Sefa thotë: “Zoti Basha bën veprimet e veta, nuk kam ndonjë kontakt. Ka vlerësuar që të jetë në takime me njerëz që ka bashkëpunuar. Rikthimet mund ti vendosë vetë gjithësecili. Unë kam bashkëpunuar me të. Kam marrëdhënie shumë të mira. Por politikisht, partia është një intetitet në zhvillim, nuk mund të ngelemi në 92”. g.v/abcnews.al