Falë golit të Milan Badelj në minutën e 89-të, Genoa fitoi 1-0 sfidën e mbijetesës përballë Cagliarit në ndeshjen e 34-të të Serisë A. Me këtë sukses, Ligurianët shkojnë në 25 pikë, duke barazuar Salernitanën, ndërsa janë vetëm 3 pikë më pak se Cagliari, i cili fillon të shikojë “makthet” e rënies.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë mes dy skuadrave mbyllet pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të dyja ekipet kërkojnë golin e fitores, por pa mundur të finalizonin rastet e krijuara.
Pikërisht kur rezultati 0-0 duket i pashmangshëm, shfaqet Badelj që me këmbën e djathtë mposht Cragnon, duke nënshkruar 1-0 që reziston deri në bilbilin e trefishtë të Valerit, me vendasit që marrin kështu një fitore jetike që mund të vendosë shumë mbi fatet e mbijetesës në Seria A. /f.a/abcnews.al