Napoli u “shtang” nga Empoli në sfidën e javës së 34-të të Seria A. Një humbje që dhemb te skuadra e Luciano Spalletiti pasi në 3 takimet e fundit, napolitanët nuk kanë arritur të fitojnë.
Pas ndeshjes për “DAZN”, trajneri Luciano Spalletti merr të gjithë fajin për kolapsin që po i ndodh skuadrës së tij.
“Na mungonte vëmendja dhe vazhdimësia dhe kur kjo ndodh siç ndodhi sot , përgjegjësia është e trajnerit. Kjo brishtësi është padyshim për shkak meje. Na vjen keq t’i themi lamtumirë ëndrrës Scudetto që e kemi kultivuar me shumë sakrifica dhe mundim.
Ishte e vështirë të imagjinohej një finale si kjo. Por këto janë ndeshje në të cilat kundërshtarët luftojnë me vëmendjen e duhur, siç kanë bërë gjatë gjithë vitit, ndërsa ne humbëm vëmendjen në finale , bëmë disa gabime që nuk duhej t’i bënim. Nëse kjo është skuadra, e përsëris, përgjegjësia është trajneri dhe duhet të paguajë pasojat.
Në një moment si ky është e vështirë të mendosh për të ardhmen. Këto janë vlerësime që do të shihen më vonë , fillimisht mendojmë ndeshjet e radhës sepse tani duhet të kualifikohemi në Champions. Klubi do të bëjë vlerësimet e tij në fund të vitit”, përfundoi Spalletti. /f.a/abcnews.al