Konflikti i brendshëm i PD është thelluar me zhvillimin e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve nga ana Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga grupi i ish-kryeministrit Saliu Berisha, pa marrë “miratimin” e palës tjetër, që janë mbështetësit e kryetarit të Komanduar të partisë Enkelejd Alibeajt.
Bashkim Gjeleshi ka shkuar sot të votojë për kryetarin e ri të PD në Bulqizë, por nuk ka figuruar në listën e votuesve. I zhgënjyer ai shprehet se është me 3 tesera partie pasi është anëtar i PD që në 91.
“Që në 91 jam anëtar i PD. Kam marrë pjesë masivisht në çdo mbledhje në protestë për të drejtën për liri dhe demokraci. E më thanë nuk e ke emrin në listë. Më vjen shumë keq kur jam me tesera, prej me Safet Zhulalin, me Azem Hajdarin me Saliun e Me Lul Bashën. Kanë ardhur disa persona nga Gjorica që nuk janë as anëtarë partie për të votuar. Ka manipulime, nuk është lista e plotë. Mua më kanë thënë se ke emrin në listë, se si bëhen këto lista. Kam ardhur nga Gjorica kam lënë punët e shtëpisë pa mbjellur arën për këtë punë, për të votuar. E më thonë s’të del emrin. Jam me 3 tesera. Në ato vite që kriste dajaku ne ishim të parët në mitingje. Sot dal komunist që me Leninin”, thotë ai.
Lexo edhe: Zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, “Rithemelimi”: Votues edhe socialistë, kush janë kandidatët
Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
/abcnews.al

