Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Osmani pas dënimeve në Hagë: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë

schedule13:07 - 16 Shtator, 2026

schedule 13:07 - 16 Shtator, 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi, Osmani ka deklaruar se UÇK-ja mbetet, sipas saj, pjesë e rëndësishme e historisë moderne të popullit të Kosovës.

“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përmendur edhe viktimat e luftës në Kosovë, duke pretenduar se më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjatë luftës, ndërsa rreth 10 mijë prej tyre, sipas saj, ishin civilë. Osmani ka theksuar gjithashtu se mbi 1,500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Sipas Osmanit, krimet e kryera gjatë luftës, përfshirë dhunën seksuale, torturat, vrasjen e fëmijëve dhe krime të tjera, ende nuk kanë marrë përgjigje të plotë nga drejtësia ndërkombëtare.

“Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre”, ka shkruar ajo.

Osmani ka deklaruar se lufta çlirimtare e Kosovës do të vazhdojë të mbrohet dhe se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës mbetet, sipas saj, amanet i përbashkët.

“Sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët”, ka përfunduar Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!