Kukësi kthehet në shtëpinë e tij “Kukës Arena” pasi gati 3 vitesh “shtegtim”, teksa në orën 20:00 e gjithë vëmendja do të jetë të përballja me Laçin në sfidën e javës së 30-të të kampionatit shqiptarë.
Një sfidë shumë e rëndësishme, teksa ky duel luhet edhe për vendin e dytë në kampionat, ndërsa verilindorët tashmë kanë edhe një motiv për të fituar, teksa kërkohen 3 pikët para tifozëve të tyre në derbin e veriut.
Longo për këtë përballje do të ketë mungesën e Edison Ndrecës, i cili nuk ia del dot të jetë i gatshëm për shkak dëmtimi. Në sulm do jenë Feijao, Basa dhe Milunovic.
Ndërsa Shpëtim Duro do të kërkojë që me djemtë e tij t’i prishin festën Kukësit dhe do të hedhë në fushën e lojës formacionin më të mirë ku, Mazrekaj do të jenë në mbështetje të Guindos.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhixha, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Milunovic, Feijao. Trajner: Diego Longo
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignatovic, Velkoski, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Velija, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Shpëtim Duro. /f.a/abcnews.al