Vllaznia do të presë në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” skuadrën e Partizanit për të bërë mes tyre llogaritë për europën, pasi të dy ekipet synojnë një vend në europë për sezonin e ardhshëm.
Vendasit e Plorit kërkojnë fitoren pas një muaji e gjysmë, me trajnerin e ri që ende nuk ka shijuar tri pikët. Tekniku i kuqebluve do të ketë mungesë të sigurt Da Silvën, i cili nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi, ndërsa sulmin pritet t’ia besojë dyshes Kruja-Hoxhaj.
Ndërkohë nga krahu tjetër trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti kërkon të marrë “hak” për atë eliminim nga Kupa e Shqipërisë, teksa sulmi i besohet Junior dhe Skukës.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Hoxhaj, Latifi, Aralica. Trajner: Elvis Plori
Partizani: Hoxha, A.Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Murataj, Junior, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti