Eljon Toçi vazhdon të shënojë gola për të rinjtë e skuadrës së Fiorentinës. Sulmuesi i Shqipërisë U21 ndëshkoi sot skuadrën e Napolit dhe shkoi në kuotën e 15 golave.
Toçi, pasi vendasit kishin shënuar dy gola, në minutën e 44-t e hapi takimin me golin e tij, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Capasso barazoi.
Në fund një penallti i dha fitoren skuadrës së Napoli U19, që kishte në fushë nga minuta e parë mbrojtësin Daniel Hysaj.
Ai është pjesë e Shqipërisë U19 dhe luan në të gjitha pozicionet e mbrojtjes. Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë, gjë që i ndodhi edhe Toçit në ndeshjen e sotme. / abcnews.al