Pak muaj më parë, Sardi Shehu dhe partnerja e tij, Jonisa Sinorukaj u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin, Zais Denzel. “E gjithë bota m’u shemb përpara teje”, shkruante Sardi për ardhjen në jetë të djalit.
Ndërkohë, sot janë bërë tre muaj nga ardhja në jetë e vogëlushit. DJ Sardi ka ndarë me ndjekësit një foto teksa ka shkruar: “Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se unë bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”.
Kjo është hera e parë që Dj Sardi ndan një foto duke zbuluar portretin e plotë të të voglit të tij. Sardi është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale dhe fotot janë shumë të rralla.
/abcnews.al