Evakuimi i rreth 100,000 njerëzve të bllokuar në Mariupol do të arrihet me sukses vetëm me ndihmën e OKB-së, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, shkruan BBC.
Iryna Vereshchuk tha për BBC Radio 4’s World se OKB-ja duhej të ndërhynte për hapjen e korridoreve humanitare, duke thënë se ishte “organizata e vetme me kapacitetin dhe forcën për të parandaluar rritjen e numrit të viktimave “, por deri më tani është vetëm duke vëzhguar ngjarjet.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres do të takohet të martën në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Vereshchuk tha se luftëtarët ukrainas në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol”nuk do të dorëzohen, ata do të luftojnë deri në fund.
/abcnews.al