Eriksen te Tottenham? Conte: Do të ishte mirë të punoja përsëri me të

schedule15:40 - 22 Prill, 2022

schedule 15:40 - 22 Prill, 2022

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Brentford, tekniku i Tottenham, Antonio Conte foli gjerësisht për Christian Eriksen dhe rikthimin e tij në fushë, duke krahasuar nivelin e tij aktual me atë të arritur tek Interi.

“Sinqerisht, askush nuk besonte se ai mund te kthehej për të luajtur, ishte një surprizë, jo vetëm për mua. Në këtë kuptim, mendoj se Brentford ishte një zgjedhje e shkëlqyer për të kuptuar më mirë situatën e tij fizike. Të shohësh atë të luajë në këtë nivel sot është e pabesueshme, fantastike. Jam shumë i lumtur për të. Nëse tek Interi me mua luante 100%, tani ka për ta bërë me 200%.

Tek Interi ne luajtëm 3-52 dhe Chris ishte mësuar me 4-2-3-1 te Tottenham. Atij i duhej pak kohë për të kuptuar idenë time për futbollin, por kur e bëri, u bë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Tani e shoh që në Brentford ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Me skemën e parë, ai luan njësoj si në formën e tij më të mirë kur luante për Interin tim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe një person që të gjithë do e donin në rrethin e tyre shoqëror.

Të punoj përsëri me Eriksen? Do të ishte diçka fantastike, me të tek Interi ia kemi kaluar shumë mirë, jemi argëtuar dhe kemi ngelur të kënaqur nga puna e njëri-tjetrit./ h.ll/abcnews.al