Një piton është kapur në një raft të një dyqani në Indiana. Lajmin e bëri të ditur në Facebook, qyteti i Bloomington Animal Care and Control, duke sqaruar se një piton u pa në një raft.
“Ky piton u gjet në një raft lokal në Walmart. Nuk dihet se si arriti aty, por ishte një gjë e mirë që dikush e pa atë dhe njoftuan oficerët e qarkut për ta marrë”, thuhej në postim.
Ndërkohë, gjarpri nuk dihet ende se nga ka ardhur, ndërsa zyrtarët e kontrollit të kafshëve po hetojnë për të zbardhur vendin./abcnews.al


