Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas një deklaratë të këtij të fundit, i cili e akuzoi se po ndërhynte në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike.
Në reagimin e Kim thuhet se nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, atëherë SHBA do ta vazhdojë këtë gjë.
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.- shkruan Kim.
Sot ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të ndalojë presionet në gjyq për procesin që lidhet me vulën e partisë, por edhe sulmet kundër tij.
Reagimi i Yuri Kim vjen menjëherë pasi Gjykata e Apelit ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt për vendimi i Gjykatës së Tiranës që i dha “vulën” e PD-së Rithemelimit.
Gjykata e Apelit ka njoftuar se është marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
“Apeli” ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit nga gjyqtari Agron Zhukri. Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.
Tashmë beteja do zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë, Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj.
/abcnews.al/