Zjarret në Durrës, Prefekti-shefit të komisariatit: S’keni identifikuar asnjë autor

schedule13:40 - 6 Prill, 2019

schedule 13:40 - 6 Prill, 2019

Mbi 60 raste zjarresh u regjistruan gjatë marsit në qarkun e Durrësit. Prefekti Roland Nasto e konsideroi të pazakontë këtë situatë duke paralajmëruar se gjendja do të vështirësohet në verë. Ai deklaroi në mbledhjen e shtabit të emergjencave se ende nuk është identifikuar një zjarrvënës dhe nuk ka bashkëpunim mes institucioneve vendore.

Situata e pazakontë me zjarret mblodhi në një takim urgjent shtabin e emergjencës me prefektin e qarkut të Durrësit Roland Nasto.

Rastet e regjistruara në këtë zonë prefekti i cilësoi të qëllimshme. Nasto tha se policia ende nuk ka identifikuar një autor të zjarrvënieve.

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto: Situatë e pazakontë, policia ka nuk identifikuar asnjë autor.

Pretendimet e ngritura nga prefekti Nasto për neglizhencë u kundërshtuan nga shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro.

Ai tha se kjo ndodh për shkak se krerët e njësive administrative nuk bashkëpunojnë me policinë për të infomuar për çdo person të dyshimtë që lëviz në pyll.

Sajmir Duro shefi komisariatit Durrës: Rojet e pyjeve nuk tregojnë për personat e dyshimtë që lëvizin në pyll dhe duhen arrestuar.

Ndërsa shefi i zjarrfikses në Krujë Altin Shullazi thotë se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me inistitucionet.

‘Flasim vetëm privatisht”.

Për të përballuar zjarrin gjatë verës Kruja ka në dispozicion vetëm një zjarrfikëse, prodhim i viteve 70.

“Kam vetëm një mjet, nuk ia dalim dot”.

Në muajin Mars në qarkun e Durrësit janë kryer mbi 60 ndërhyrje operacionale kryesisht në pyje, kullota, banesa dhe automjete. Thuajse në të gjitha rastet zjarret sipas shtabit të emergjencës është shkaktuar nga dora e njeriut, duke sjellë pasoja të rënda  si në mjedis ashtu edhe në ekonomi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!