Dallgë dhe stuhi ere, si duket Vlora sot

schedule08:47 - 22 Prill, 2022

schedule 08:47 - 22 Prill, 2022

VLORË – Moti vijon i përkeqësuar në Vlorë. Për shkak të situatës prej mbrëmjes së djeshme është pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Ndërkohë trageti është nisur nga Brindisi në drejtim të Vlorës vetëm në orët e para të mëngjesit për shkak të dallgëve të mëdha në det.

Ndërkohë sot edhe Bashkia e Vlorës ka dalë në një paralajmërim për qytetarët duke thënë se duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme. /abcnews.al/