Evi Kokalari reagon pas bërrylave Berisha-Alibeaj në Kuvend

schedule17:54 - 21 Prill, 2022

schedule 17:54 - 21 Prill, 2022

Seanca e sotme plenare u shoqërua me një moment të pakëndshëm mes ish-kryeministrit Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Teksa Alibeaj kishte radhën për të folur në Foltoren e Kuvendit, Berisha e “përzuri” me forcë sepse donte të merrte fjalën dhe t’i kthente përgjigje kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti “të vdekur politikisht.”

Teksa reagimet ishin të shumta, aktivistja Evi Kokalari ka dalë në krah të Berishës.

Lexo edhe: Përplasje në Kuvend, momenti kur Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja, si reagoi ai

Përmes një reagimi në Facebook, Kokalari shkruan se çështja më shqetësuese për shqiptarët nuk është raporti i DASH për “non  gratan”, por gjendja ekonomike në Shqipëri që po largon brezat e rinj.

Reagimi i plotë:

Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë.
Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njëri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.
Çështja është gjëndja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.
Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.
Ja, kjo është çështja.
Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua.