Partizani i këtij viti është shumë larg pritshmërive që drejtuesit kishin në fillim të këtij sezoni, pasi aktualisht renditen në vendin e 4-të me 42 pikë, ndërsa janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë tashmë rruga për të siguruar një vend në europë është bërë akoma edhe më e vështirë, pasi nga kampionati me shumë gjasa” biletat janë të rezervuara.
Barazimi i fundit ndaj Skënderbeut duket se ka tronditur jo pak ambientin e kuq, dhe sipas asaj që raporton “Panorama Sport” drejtuesit kanë marrë masa dhe kanë vendosur të gjobisin skuadrën me një rrogë mujore.
Drejtuesit kërkojnë që skuadra të reagojë në javët e mbetura, sepse nëse nuk arrihet objektivi Europë, atëherë sezoni do të ishte totalisht i dështuar. /f.a/abcnews.al