Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeajn, debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje i ka cilësuar si “zhurmë”.
Ndërkohë në mbledhjen e radhës Alibeaj ka ftuar të jenë të pranishëm edhe mediat.
Duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit Alibeaj u shpreh se u la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar.
“Do ishte ide shumë e mirë. Jeni të ftuar në mbledhjen tjetër të grupit për të ndjekur qëndrimet. Është Presidenti i Shqiptarëve jo i partive politike. Të mbajmë qëndrimin tonë.”
“Sa kohë që flitet për një konsultim kolegjial. Qëndrimi do jetë që sintetizon shumicën e deputetëve. Votimi është i saktë.”
“Berisha brenda dhe vjen i paftuar kjo është e qartë. Ai është qëndrim i konsultuar me 32 deputetë. Shumica ranë dakord për pakicën e parimeve për bashkimin e demokratëve. Qëndrimet e tjera ju i dini. E njëjta logjikë e konsultimit individual për president. Cdo deputet e ka të drejtën të bëjë propozime. Dhe do jetë grupi në fund që do vendos. Ka e thjeshtë.” tha Alibeaj. /abcnews.al/