Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Policia gjen 19 mijë foto pornografike fëmijësh në celularin e 42-vjeçarit në Greqi

schedule17:11 - 20 Prill, 2022

schedule 17:11 - 20 Prill, 2022

Rreth 19.00 foto pornografike fëmijësh janë gjetur në brendësinë e telefonit të një 42 vjeçari në zonën e Pireas në Greqi.

42-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut.

Gjatë kontrollit policia gjeti gjithashtu në këllëfin e telefonit të 42-vjeçarit 2 qese të vogla me heroinë, me peshë neto 0.67 gr. dhe 0,72 gr. secila.



Përveç dosjeve me materiale pornografike për fëmijë, në celularin e të arrestuarit u gjetën 400 foto që paraqesin pjesë të veçanta të trupit nga gra të ndryshme.

Policia vazhdoi gjithashtu kontrollin në shtëpinë e 42 vjeçarit, ku gjeti:

-një qese plastike me kërp me peshë 1,00 gr
– një qese plastike që përmban një lëndë të bardhë të panjohur me peshë 4,6 gr
– dy shiringa që përmbajnë një substancë të panjohur
– gjashtë karta memorie
– tre celularë
– një laptop
– dy USB
– një kartë SIM

42-vjeçari i akuzuar për shkelje të ligjit për substancat që krijojnë varësi dhe pornografinë e fëmijëve pritet të dërgohet në prokurorinë e Pireut./abcnbews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!