Një e mbijetuar e Holokaustit ka vdekur teksa ishte strehuar për t’i shpëtuar forcave ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas skynews.
Vanda Semyonovna Obiedkova, 91 vjeç, dhe familja e saj u fshehën në një bodrum kur forcat ruse filluan bombardimet e tyre në qytetin port jugor, i cili vazhdon të përballet me peshën kryesore të agresionit rus.
At 10 years old, Vanda Semyonovna Obiedkova survived the Germans by hiding in a basement in Mariupol.
81 years later, she died in a basement in the same city as a victim of the horrific war hiding from the Russians.Read more: https://t.co/6QPx6vahFh pic.twitter.com/TyjiyfK09A
— Auschwitz Memorial (@AuschwitzMuseum) April 19, 2022
Ajo vdiq më 4 prill pasi kaloi javë pa ujë apo ngrohje. Vajza e saj Larissa tha se nëna e saj i kaloi dy javët e fundit të jetës së saj e paaftë të ngrihej në këmbë.
“Mamaja nuk e meritonte një vdekje të tillë,” tha ajo.
Larissa vazhdoi të përshkruante se si e kaloi gjithë kohën duke u kujdesur për nënën e saj, por “nuk mund të bënim asgjë për të”, duke shtuar se familja “jetonte si kafshë”.
“Nuk kishte ujë, energji elektrike dhe ishte shumë ftohtë,” tha ajo.
Obiedkova, e cila lindi në Mariupol më 8 dhjetor, ishte vetëm dhjetë vjeçe kur nazistët hynë në qytet në vitin 1941. Kur trupat hynë në shtëpinë e Obiedkova dhe kapën nënën e saj, ajo mundi të arratisej duke u fshehur në një bodrum.
/abcnews.al