Kriza energjitike, eksperti: Neglizhencë e qeverisë, anijet e prodhimit kanë kosto dhe ndotje të madhe

schedule12:43 - 20 Prill, 2022

schedule 12:43 - 20 Prill, 2022

Eksperti i energjisë, Azemer Duleviç këtë të mërkurë i ftuar në ABC Live ka komentuar situatën e krizës energjitike në vendin tonë.

Ai ka dhënë detaje në lidhje me faturimin më shumë të energjisë elektrike për ato që konsumojnë më shumë se 700 KË/H dhe pse sipas tij qeveria nuk ka asnjë plan të detajuar në lidhje me pagesën sesi do bëhet për këto konsumatorë.

“Duhet që të kemi parasysh se në stinën e verës do të kemi një rritje të kërkesës për energji elektrike. Akoma nuk është e qartë se kush do të paguajë mbi 700 KW/H. Shqipëria nuk duhet që të linte fati në dorë të luhatjes së bursës pasi 97 % të energjisë ne prodhojmë nga hidrocentralet me të cilat mbulojmë 70% të nevojave dhe vetëm 30 % i importojmë nga jashtë. Ne duhet që të thithim sa më shumë investime të huaja.

Ne duhet që të bëjmë thirrje investitorëve kapital për të ardhur dhe për të investuar në vendin tonë. Në këtë rast është e rëndësishme që kompanitë dhe investitorët strategjikë të investojnë në fushën energjitike”, ka thënë ai.

Sipas Duleviç marrja e anijeve për prodhim energjie në Vlorë jo vetëm që do ketë kosto të lartë që kanë shkaktojnë dhe ndotjen më të madhe pasi një teknologji e tillë është përdorur nga vendet në zhvillim pas luftës së Dytë Botërore.

Ndër të tjera ai thekson se masat nuk merren në kohë krize pasi për ardhjen e anijeve duhet minimumi 3 muaj, dhe derisa ato të japin rezultat ne e mbyllëm sezonin turistik që ka dhe koston më të madhe të harxhimit të energjisë.

Mendimi im për këto anije është se unë nuk jam dakord pasi kanë kosto dhe kanë një ndotje shumë të madhe. Qeveria në këtë moment është në vështirësi për shkak dhe të sezonit turistik.  Ato prodhojnë 114 MW/H.  Që pritet që 13-15 % të prodhohen nga anijet dhe pjesa tjetër do importohet. Kostoja e këtyre dy anijeve shkon në 86 mijë dollarë dhe pjesa e karburantit është akoma e paqartë dhe nuk dihet akoma do të ketë akcizë apo jo.

Sa i përket ndotjes kjo është një ndër ndotjet më të mëdha që do të pësojmë, pasi është një teknologji e vjetër dhe është përdorur pas Luftës së Dytë Botërore nga Franca dhe Gjermania dhe tashmë përdoren vetëm bë Afrikë dhe në disa vende të Lindjes.

Ardhja e tyre duhet gati 2-3 muaj për të ardhur ne jemi të vonuar në marrjen e masave që ta lidh me pjesën e vendimeve të tryezës së ekspertëve”, është shprehur eksperti.  /abcnews.al