“Mami pse po dridhem”? Trondit dëshmia e mjekës: Detaji që tradhtoi Roulan për vrasjen e vajzës

schedule11:41 - 20 Prill, 2022

schedule 11:41 - 20 Prill, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga mediat greke në lidhje me vdekjen e 9-vjeçares Goergina pasi dyshohet se e ëma e saj i njektoi Ketaminë duke i shkaktuar vdekjen.

Sëfundmi, në media ka folur pediatria Stavroula Buda, e cila theksoi se kishin dyshuar që në fillim në lidhje me dëshminë e Roulas.

Ajo erdhi në spital dhe tha që vajza kishte patur konvulsione (dridhje) në shtëpi dhe se e kishte pyetur: Mam ipse po dridhem kështu? Në fakt, kur një fëmijë apo person ka konvulsione të tilla ai nuk mundet të flasë”, tha mjekja duke theksuar se ky detaj e kishte tradhtuar nënën që në fillim duke bërë që mjekët të dyshonin.

Policia dyshon se Roula Pispirougu e ka vrarë me qëllim vajzën e saj 9-vjeçare për t’u hakmarrë ndaj partnerit që e kishte braktisur. Dyshohet që të njëjtin fat kanë patur më parë edhe dy vajzat e tjera të çiftit, të cilat po ashtu kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

Prokuroria ka dyshime të forta se Roula i injektoi vajzës Ketaminë duke bërë që të ndërronte jetë. Pasi prokurorët i kërkuan asaj akses në e-mail që të shihnin më pas se çfarë kishte kërkuar në në Google ajo refuzoi, ndërsa më pas u konstatua se kishte fshirë të dhëna nga historiku i kërkimit në internet. /abcnews.al