Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Do të rrafshojmë fabrikën e çelikut”, Ukraina publikon përgjimet e ushtarëve rusë

schedule21:21 - 19 Prill, 2022

schedule 21:21 - 19 Prill, 2022

Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol duket se është objektivi numër një i rusëve, me informacionet e deritanishme që flasin për një katastrofë të vërtetë.

Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë (SBU) publikoi një video ku tregon një përgjim të një komandanti rus të njësisë tokësore, i cili thotë se avionët rusë po planifikojnë “të rrafshojnë gjithçka rreth Azovstal”.

Sipas ukrainasve gjatë regjistrimit komandanti rus  ka qenë vetëm katër kilometra larg Azovstal.

Pjesë nga përgjimi

Burri: Presim surpriza nga Rusia këtu.

Gruaja: Çfarë surprizash?

Burri: Tre ton, nga qielli. Urdhri thotë që gjithçka të rrafshohet në tokë.

Biseda ka dalë në dritë nga CNN, e cila sqaron se nuk mund të verifikojë vërtetësinë e regjistrimit.
Megjithatë, në të kaluarën, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka publikuar një audio të komunikimit të përgjuar, gjatë së cilës ushtarët rusë flasin për vrasjen dhe përdhunimin e civilëve.

Në këtë mënyrë forcohen pretendimet për krime lufte nga pala ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka reaguar ende ndaj përgjimeve. /abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!