Të shtunën në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 16:45 do të luhet një nga ndeshjet më të luftuara të javës së 30-të të kampionatit shqiptar.
Vllaznia do të presë Partizanin në një sfidë që do të luhet për europën, pasi dy skuadrat i ndan vetëm një pikë në klasifikim.
Për këtë duel të dy trajnerët kanë dyshime sa i takon lojtarëve që do të hedhin në fushën e lojës, kjo edhe për shkak të disa shqetësimeve që kanë treguar në ditët e fundit.
Dritan Mehmetin e shqetëson gjendja e mbrojtësit Albion Marku, i cili në përballjen me Skënderbeun u dëmtua, ndërsa vetëm dje iu është nënshtruar edhe vizitave mjekësore.
Po ashtu edhe Elvis Plorin e shqetëson gjendja fizike e Da Silvës që vuan nga një problem fizik dhe ndaj të kuqve është në dyshim.
Por teknikun e shkodranëve e gëzon fakti që është rikthyer nga pezullimi Bulatovic, i cili do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes. /f.a/abcnews.al