Ish-princesha që la fronin për dashuri, nis stazhin profesional në Muzeun MetST

schedule15:02 - 19 Prill, 2022

schedule 15:02 - 19 Prill, 2022

Mako Komuro, e cila njihej si Princesha Mako, la gjithçka për dashurinë. Ajo la vendlindjen e saj, Japoninë, por edhe titullin e saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj, Kei. Ata donin të ishin bashkë, u transferuan në Nju Jork për t’ia dalë mbanë dhe ajo sapo filloi të punonte në Muzeun Metropolitan të Artit (The Met).

Mako bën praktikën e saj në një ekspozitë me piktura nga artisti Okinawa Yamada Shinzan, i frymëzuar nga jeta e Ippen (1239-1289), një murg që udhëtoi në Japoni gjatë periudhës Kamakura (1192-1333) duke e prezantuar atë.

Ish princesha e Japonisë u diplomua për Art dhe Trashëgimi Kulturore në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë të Tokios, studioi Histori Arti në Universitetin e Edinburgut dhe mori diplomën e saj pasuniversitare në Muzetë dhe Galeritë e Artit nga Universiteti i Leicester.

Ajo thuhet se paguhet për praktikën, e cila mund të kthehet në me kohë të plotë. Kur u largua nga familja perandorake, ajo zgjodhi të hiqte dorë nga një pasuri prej rreth 1.4 milionë dollarësh dhe u bë anëtarja e parë femër e shtëpisë pas Luftës së Dytë Botërore që u martua me një të person të zakonshëm./abcnews.al